Vjen paralajmërimi Koeman, katër yjet e ekipit të parë të largohen gjatë janarit

18:41 | 07 Nëntor 2020

Koeman njofton edhe katër yjet e ekipit të parë të largohen gjatë janarit.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman i ka njoftuar katër yjet e ekipit të parë që të largohen në janar.

Holandezi synon tri transferime në janar, por i nevojiten disa largime që të sjellë lojtarë të rinj, transmeton lajmi.

Sipas Mundo Deportivo, Koeman ka njoftuar Junior Firpon, Samuel Umtitin dhe Martin Braithwaite që të largohen nga skuadra në janar.

Firpo ka vëmendjen e disa klubeve në Itali, kurse Umtiti kërkohet nga gjigantët e Premierëligës.

Marrëveshjet për Alenan dhe Braithwaite mund të jenë më të vështira, sepse dyshja dëshiron qëndrimin në Spanjë.

Ousmane Dembele gjithashtu ishte në listën e largimeve, por forma e mira ka bërë që Koeman të ndryshojë mendje.

Komento: