Solskjaer zemërohet keq me Fernandesin, ja pse

19:26 | 07 Nëntor 2020

Solskjaer i zemëruar me Fernandesin.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar përformancën e mesfushorit Bruno Fernandes, mirëpo ka bërë të ditur se pozicioni i tij shpesh herë e zemëron.

Portugezi shkëlqeu ndaj Evertonit duke realizuar dy gola dhe bërë një asistim në fitoren (1-3), transmeton lajmi.

Tekniku norvegjez e ka lavdëruar Fernandesin, derisa ka thënë se mesfushori e zemëron kur nuk ndodhet në pozitën e tij.

“Përformancë e mirë. Ai është lider. Është në çdo pjesë të fushës. Ndonjëherë kjo me zemëron sepse janë disa pasime dhe ai nuk është aty”.

“Por, ke dikë si ai në skuadër, sigurisht që je i lumtur”, deklaroi ai.

Unitedi momentalisht renditët në pozitë e 13-të me 10 pikë, gjashtë më pak se ideri Southampton.

Komento: