U lidh më pas u godit nga hajnat, ky është rrëfimi i gruas nga Vushtrria

21:07 | 07 Nëntor 2020

Rrëfehet gruaja nga Vushtrria që u lidh e më pas u grabit nga hajnat.

Një grua në Samadrexhë të Vushtrrisë është ndaluar nga tre persona të maskuar të cilët ia kanë vjedhur kuletën me 250 euro, dhe të gjitha dokumentet. Këtë e kanë bërë pasi e kanë nxjerrë me forcë nga vetura e pasi që ia lidhën duart.

Në kushte anonimiteti ajo për Klan Kosovën rrëfeu ngjarjen që ndodhi në 10 e gjysmë të natës.

“Kam tentu me mshelë derën, por ata e kanë hapë e më kanë zbritë prej kerrit. Ma kanë marrë telefonin e mi kanë lidhë duart. Më kanë godit në bark e më kanë lëndu edhe në duar”, ka deklaruar ajo.

Hajnat, që u larguan nga një rrugë fushore, e kërcënuan se nëse e lajmëron policinë do ta vrisnin.

Kjo ngjarje ka ndikuar që e njëjta të ketë frikë të dalë, megjithëse edhe ka mbetur pa dokumente.

“E kam problem tash edhe me dalë, sepse nuk po guxoj. Po e paramendoj sikur t’i kisha pasë edhe fëmijët aty, nuk di çka kisha bo”, shtoi ajo.

Tre personat e maskuar i kanë përmendur edhe emrin e bashkëshortit të saj, por kjo nuk ka dyshime se kush mund të jenë, ngase nuk kanë problem me dikë.

Në Policinë Rajonale të Mitrovicës deklaruan se nuk ka të arrestuar, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

https://www.youtube.com/watch?v=KYJurvqBitA&feature=emb_title

Komento: