14 viktima dhe 1 mijë e 285 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 mijë e 404 teste dhe prej tyre 1 mijë e 285 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me virusin korona e kanë humbur 14 pacientë.
Po ashtu janë shëruar 176 pacientë që ishin të infektuar.