Pas fitores së Baiden, VV kërkon zgjedhje në Kosovë

22:36 | 07 Nëntor 2020

VV kërkon zgjedhje të menjëhershme në Kosovë.

Pak kohë ka mjaftuar të kalojë që Biden të shpallet fitues i zgjedhjeve në SHBA nga projeksionet, që Vetëvendosje menjëherë të kërkojë zgjedhje në Kosovë.

Deputetja e këtij subjekti, njëherit nënkryetare e partisë, Fatmire Kollçaku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në Kosovë duhet të organizohen zgjedhje.

Madje është shprehur e bindur në fitore të partisë së saj, në atë që ajo e quan “Qeveria Kurti 2”.

Postimi i plotë:

Pas zgjedhjeve në SHBA,
#Zgjedhje në Kosovë!
Për #Qeverilegjitime
#QeveriKurti2

Komento: