Haxhiu kërkon largimin e Hotit

23:41 | 07 Nëntor 2020

Haxhiu thotë se Kosova meriton t’i kthehet dinjiteti.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Avdullah Hoti duhet të largohet nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

“Tani ka mbetur ta largojmë Hotin bashkë me grupin e tij që mbahen përgjegjës për pazare të pista, degradimin e nënshtrimin e vendit dhe servilitetin ndaj Serbisë!”

“Kosova meriton që t’i kthehet dinjiteti që e kishte kur vendi drejtohej nga kryeministri Kurti! Vullneti i qytetarëve edhe në Kosovë duhet të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Komento: