Shkoi jashtë shtetit për shërim, vdes në spital në rrethana të paqarta një kosovare

10:42 | 08 Nëntor 2020
Ilustrim

Një grua nga Kosova ka vdekur në rrethana të paqarta në një spital jashtë vendit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka vdekur në rrethana të paqarta në një spital jashtë vendit.

Sipas njoftimit, ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që e ka raportuar këtë rast në polici, duke thënë se kanë shkuar jashtë shtetit për shërim dhe në spitalin ku e kanë dërguar ka ndërruar jetë gruaja e tij.

Policia bën të ditur se bashkëshorti dyshon se gruaja e tij ka vdekur për shkak të neglizhencës së mjekëve, raporton lajmi.net.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 6 tetor të këtij viti, përderisa në konsultim me prokurorin është hapur ky rast dhe kërkohet që të bëhet obduksioni.

Policia dhe prokuroria janë duke e hetuar rastin.

Komento: