Nesër mbledhja e AKK-së dhe Qeverisë për masat anti-Covid, kjo është thirrja e Bahirit

18:18 | 08 Nëntor 2020

Nesër pritet të mbahet mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Qeverisë, për masat kundër përhapjes së Covid-19.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, iu bën thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Bahtiri ka thënë se duhet të merren masa për parandalimin e COVID-19 duke mos dëmtuar bizneset.

Postimi i plotë:

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe masave jo adekuate të marra nga Qeveria e Kosovës, me të cilat po goditen rëndë subjektet afariste, kërkoj nga gjithë kryetarët e komunave që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet nesër në ora 11:00 në Asociacionin e Komunave me Qeverinë e Kosovës.

Me dakordimin e të gjithëve duhet të merren masa mbrojtëse efektive për mbrojtje nga COVID-19, por që këto masa nuk guxojnë assesi t’i dëmtojnë bizneset, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me veprime të tilla për shkak se askush nuk mund ta jep një datë kur perfundon kjo pandemi. /ORAinfo/

Komento: