Rrëfimi tronditës i nxënëses që u abuzua nga profesori dhe polici në Drenas

19:44 | 07 Shkurt 2019

Ajo thotë se atë natë ishte hera e parë që ajo po kryente marrëdhënie.

Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë e arsimtarit të saj, ShkelzenXhekaj dhe hetuesit policor, VeselVeseli.

E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë.

Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës.

E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar.

E rritur në një familje të varfër me të gjithë anëtarët të papunë, A.G., ka folur se si ishte joshur nga profesori i saj derisa e kishte çuar në afërsi të stadiumit në një veturë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo natë ishte hera e parë që ajo po kryente marrëdhënie.

Ajo ka treguar se pse kishte vendosur ta denonconte në Polici arsimtarin, Xhekaj dhe si kishte përfunduar në duart e një dhunuesi tjetër, kësaj here me uniformë polici.

Komento: