Qytetarë të shumtë kaluan të dielën në Prevallë
Ndonëse në qytet nuk gjetën shërbimin e duhur në kafene e restorante, shumë banorë të komunës së Prizrenit dhe rrethinave e kaluan fundjavën në Prevallë.
Në këtë vend turistik malor nuk punoi asnjë biznes ndonëse numri i vizitorëve ishte si asnjëherë më përpara. Bizneset kërkojnë që institucionet të gjejnë zgjidhje pasi një situatë e tillë po i çon drejt mbylljes së veprimtarisë së tyre.
Banorët e Prizrenit me rrethinë nuk i rezistuan dot mbylljes gjatë këtij vikendi. Koha e mirë i joshi ata të ngjiten në Prevallë, për të kaluar disa orë të së dielës.