Katër orë e gjysmë nga mbledhja e Qeverisë, a janë votuar ende masat e reja anti-COVID?

19:45 | 11 Nëntor 2020

Katër orë e gjysmë nga mbledhja e Qeverisë, ende s’dihet a janë votuar masat e reja anti-COVID.

Sot në ora 15:00 ka qenë e planifikuar të mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës për votimin e masave të reja anti-COVID.

Por, sipas raportimeve mbledhja është shtyrë për shkak të problemeve teknike që janë shfaqur dhe ka filluar tek në orën 18:00.

Edhe tani, kur kanë bërë 4 orë e gjysmë nga planifikimi i mbledhjes dhe 1 orë e gjysmë prej që ka filluar, nuk ka asgjë zyrtare nëse janë votuar ose jo këto masa.

Sot, sipas masave të reja, qytetet janë ndarë në tri zona, të verdhë, të gjelbër dhe të kuqe, ku zonat e kuqe do të kenë edhe orë policore pas orës 19:00 që përfshinë kufizimin e lëvizjes dhe ndërprerjen e aktiviteteve ekonomike.

Mbetet të shihet në paraqitjen zyrtare të masave se cilat janë ato në detaje.

Megjithatë, deri në komunikimin zyrtar të qeverisë së Kosovës ende nuk dihet nëse këto masa janë votuar ose do të votohen.

Komento: