Sali Berisha thotë se kurrë nuk e ka akuzuar Thaҫin për privimin nga jeta të Ali Ukës

22:10 | 11 Nëntor 2020

Sali Berisha ka thënë se kurrë nuk e ka akuzuar Thaçin për privimin nga jeta të Ali Ukës.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se asnjëherë nuk e ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, se e ka privuar nga jeta gazetarin Ali Uka.

Sipas Berishës, ky i fundit kurrë nuk e ka akuzuar Thaçin për privimin e Ali Ukës.

“Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën”, është shprehur Berisha.

“Ali Uka është privuar dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin”, ka thënë Berisha.

Tutje, Berisha tha se po ta dinte se Thaçi ka lidhje me rastin e Ali Ukës, do ta akuzonte publikisht.

“Po të kisha dijeninë më të vogël në rastin e Ali Ukës, nuk do të hezitoja të dalë publikisht me akuza ndaj Thaçit”, ka thënë Berisha.

Komento: