Sërish reagon Shpendi: Absurde, nëse je nga Kaçaniku mund të shkoni në Shkup e jo në Prishtinë

11:25 | 12 Nëntor 2020

Për masat e reja të COVID-19 të miratuara nga qeveria e Kosovës ka reaguar dhe njëherë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai e ka quajtur “absurditet” faktin që nëse je nga Kaçaniku, qytetarët mund të shkojnë në Shkup, mirëpo jo në Prishtinë pas orës 19:00.

Ahmeti ka vënë në pah se Maqedonia dje ka pasur 1 mijë e 318 raste të reja me COVID-19.

Postimi i plotë:

Ja edhe një absurditet:

Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm.

Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!.

Komento: