Personi që u aksidentua natën e Viti të Ri, në gjendje të rëndë shëndetësore – kërkon ndihmë

23:00 | 07 Shkurt 2019

28-vjeçari nga Mitrovica është në gjendje.

Valon Qela, 28-vjecar nga Mitrovica i cili kishte pësuar aksident të komunikacionit të fund të vitit të kaluar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmë financiare.

Ai aktualisht gjendet në një spital në Stamboll të Turqisë, ku është nën kujdesin intensivë për shkak të gjendjes së tij – ende pa vetëdije.

Deri më tani kanë arritur shpenzimet në vlerë prej 68.395.08 euro, ndërsa nevojiten edhe mjete të tjera për ta vazhduar tretmanin mjekësor.

Komento: