Heusgen: Daçiq po e godet veten duke provuar t’ia heq njohjet Kosovës

23:24 | 07 Shkurt 2019

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen ka vlerësuar se ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq po e godet veten duke provuar t’ia heq njohjet Kosovës.

Heusgen në fjalën e tij në seancën e KS të OKB’së ai ka kërkuar që Ministri i Jashtëm i Serbisë Iviça Daçiq të ndalojë tentimin për të hequr njohjet e Kosovës.

“Daçiq vetë ka udhëtuar në shtetet të cilat kanë bërë tërheqjen e njohjeve. Nuk e kuptoj logjikën prapa kësaj: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Njohja e Kosovës është e njëjta mënyrë për të futur në BE. Jeni duke goditur këmbën me këmbën tuaj”, tha Heusgen.

“Qeveria e Kosovës kërkon të bëhet pjesë e BE’së, si mund të futen tarifat kundër Serbisë të jenë kundër perspektives evropiane, ndërkohë të mos lejohen produktet e Kosovës në Serbi është gjithashtu kundër perspektives evropiane”.

Komento: