Situata me koronavirus, si doli Mitrovica nga zona e kuqe?

20:50 | 13 Nëntor 2020

Si doli komuna e Mitrovivës nga zona e kuqe?

Mitrovica e Jugut fillimisht u raportua të ishte në zonën e kuqe për mbrojtje nga Covid-19. Por më pas vendimi u ndryshua dhe ajo u radhit në zonën e verdhë, me rrezikshmëri të mesme.

Nënkryetari i kësaj komune, Faruk Mujka sqaroi takimin në mes të Ministrit të Shëndetësisë Armnd Zemaj dhe kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.

“Ne vetëm ia kemi prezantuar disa të dhëna të cilat ai mund të mos i kishte pasur. Ne i shpjeguam se shërbimet mjekësore te ne i marrin edhe qytetarët shqiptarë nga veriu, pra nëse ata kalkulohen si pacientë do të kalkulohen edhe si qytetarë. Andaj numri real i të prekurve me Covid-19 nuk është vetëm i qytetarëve në komunë jugore por përfshinë edhe qytetarët shqiptarë në komunën veriore. Duke e llogaritur del që ne jemi në zonën e verdhë”, tha Mujka.

Ai mohoi ndonjë presion në MSH.

“Assesi ndikim ose presion ndaj ministrit”, shpjegoi ai.

“Numri i rasteve aktive me Covid-19 është 218 , prej tyre 123 janë gjatë kësaj jave. Fatmirësisht nga 1 nëntori ne nuk kemi asnjë rast që ka përfunduar me fatalitet”, tha Mujka.

Komento: