
Liverpooli është duke shpresuar që në afatin kalimtar të janarit të zgjidhin krizën në fazën e mbrojtjes.
Jurgen Klopp e ka identifikuar mbrojtësin e Olympiakos, Ruben Semedo, si të duhurin për ta transferuar në ‘Anfield’.

26-vjeçari luan për Portugalinë, ai dikur ka luajtur edhe në La Liga me Villarrealin.
“Redsat” po vuajnë me lëndime, Virgil van Dijk dhe Joe Gomez do të mungojnë gjatë – derisa Trent Alexander-Arnold dhe Fabinho gjithashtu janë ndalur për shkak të dëmtimeve javëve të fundit.