Real hyn në garë për yllin që Milan po e synon që një kohë të gjatë

15:10 | 14 Nëntor 2020

Pas interesimit të Milanit, tani edhe Real Madridi ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Salzburgut, Dominik Szoboszlai, shkruan gazeta spanjolle “AS”.

Fillimisht ka qenë Arsenali që ka shprehur interesim për të, më pas edhe Leizpigu dhe Milani. 20-vjeçari në afatin kalimtar të dimrit mund të largohet për 30 milionë euro.

Hungarezi Szoboszlai ka qenë në formë të përkryer në këtë fillim të edicionit. Formën e mirë të edicionit të kaluar, e ka vazhduar sivjet me pesë gola në 13 ndeshje të zhvilluara për Salzburgun në edicionin e ri, përfshirë katër gola të realizuar në Ligën e Kampionëve.

Komento: