Përfshihet nga zjarri një barnatore.
Një barnatore në lagjen “Dardania” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.
Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes. Ata kanë larguar banorët nga ndërtesa dhe lokalet përreth dhe po mundohen ta fikin zjarrin.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.