Rama nuk e ndal përkrahjen ndaj Thaçit: Liria ka emër

20:36 | 14 Nëntor 2020

Rama publikon fotografinë e Thaçit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon t’i dalë në përkrahje ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ballafaqohet me drejtësinë në Hagë.

Rama para pak minutash ka publikuar një fotografi të Thaçit, në uniformë të FSK-së e në prapavi duket stema e UÇK-së.

Kryeministri shqiptar të njëjtës ia ka vendosur edhe një mbishkrim.

“Liria ka emër”, ka shkruar Rama.

Komento: