Haradinaj nuk respekton masat anti COVID, mbledh Jasharët e Lladrovcët në Jabllanicë

17:46 | 15 Nëntor 2020

Me masat anti COVID-19 në fuqi, Haradinaj mbledh Jasharët e Lladrovcët në Jabllanicë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Jabllanicën.

Bashkë me të ishin Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e po ashtu edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Megjithatë ndonëse kohë pandemie, këta nuk ishin të vetëm në këtë zonë për këtë vizitë.

Kjo ka rezultuar me shkelje të masave antikovid, ku ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë persona në një hapësirë.

Të gjithë, pa distancë, pa maskë, grumbull njerëzish – është ajo çfarë mund të shihni në fotografinë të cilën e ka publikuar Ramush Haradinaj.

”Sot në Shqiponjë, Jabllanicën e luftërave të ashpra të luftëtarëve të shquar, me Jasharët, Lladrovcët dhe shumë familje të respektuara. Faleminderit dajë për mikpritjen!”.

Komento: