Shqipëri – Kazakistan, ky është rezultati i pjesës së parë

18:51 | 15 Nëntor 2020

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Kazakistan.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Kazakistan, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e kanë mbyllur me epërsi 2:1 gjysmën e parë, megjithatë pësuan një gol turpërues.

Sokol Cikalleshi (16′) dhe Ardian Ismajli (23′) realizuan dy gola për skuadrën e Edy Reja, por Aymbetov (24′) ngushtoi diferencën me një gol nga mesi i fushës që i shtangu të gjithë.

Kjo fitore do të vlente shumë për Shqipërinë, që mund të ketë shpresa për kalimin një ligë më lartë.

Komento: