Asfaltohen tri rrugë në Prishtinë

20:34 | 15 Nëntor 2020

Mbetet të përfundohen edhe trotuaret.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot ka përfunduar asfaltimi i rrugëve ‘Pashko Vasa, Mujo Ulqinaku dhe Lorenc Antoni’.

Ahmeti tha se punimet po vazhdojnë edhe pas përfundimit të rikonstuimit të tërësishëm të rrugës dhe se qarkullimi do të jetë më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar”, tha ai.

Komento: