Musliu thotë se Qeveria Hoti duhet të shkojë në shtëpi, tregon sa vota i kanë

20:40 | 15 Nëntor 2020

Musliu thotë se Qeveria Hoti duhet të shkojë në shtëpi.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar qeverinë Hoti, duke e quajtur më të dobët se ish-qeveria Kurti.

Ajo thotë se qytetarët nuk shohin asnjë shpresë tek qeveria aktuale.

“Qeveria, kushdo qoftë ajo, që nuk mund t’i kryejë detyrat e saj që ja ngarkon Kushtetua dhe ligjet e Kosovës, duhet ta dorëzojë mandatin dhe të shkojë në shtëpi. Si qeveria e kaluar që e dorëzoj mandatin te një qeveri më e dobët se ajo. Kjo qeveri që nuk mund t’i shtyejë përpara proceset që varet jeta e qytetarëve duhet të shkojë në shtëpi”, ka deklaruar Musliu në REPORTERI/INTERVISTA.

E pyetur pse partia e saj nuk po i jep votat për ta rrëzuar qeverinë Hoti, ajo thotë se ngritja e mocionit të mosbesimit nga qeveria është bërë nga kjo parti që të jetë në titujt e mediave.

“PDK nuk e ka fuqinë e rrëzimit të qeverisë, kemi 24 deputetë dhe me kaq nuk rrëzohet. Do të përgjigjemi me voten tonë kur të plotësohen kushtet për një veprim të tillë. Në momentin kur bëhen votat, PDK do ta japë fjalën dhe votën e saj. Vetëvendosje kur e ka nisur votëbesimin për qeverinë e ka nisur për të qenë titull në media. Ju e dini sa vota ka VV dhe sa ka PDK. Nëse nuk i shohim 40 nënshkrime, nuk ja vlen aspak të merremi me këtë temë”, ka deklaruar Musliu.

Komento: