Shpejtim Bulliqi e pret me fli Albin Kurtin në Llap

21:24 | 15 Nëntor 2020

Kurti mysafir në Podujevë.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ditë që nga Prishtina po merr rrugë për në Podujevë.

E arsyeja është se po i jep mbështetja kandidatit të partisë së tij për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 29 të këtij muaji.

Kurti edhe sonte ka qëndruar në Llap, ku ka ngrënë darkë me Bulliqin.

Ky i fundit ka bërë të ditur se për Kurtin kanë përgatitur fli dhe se kreut të VV-së i ka pëlqyer.

“Më të mirë se flia e Llapit nuk ka askund, me këtë u pajtua edhe Albini:”, ka shkruar Bulliqi.

Komento: