Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:26 | 16 Nëntor 2020

Sot në Kosovë janë shënuar 11 vdekje dhe 688 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK ka njoftuar se sot janë marrë 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 688 kanë rezultuar pozitivë, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 236 pacientë kurse 11 kanë humbur jetën./ORAinfo/

Komento: