Hoti për çështjen e presidentit: Pas pak ditësh fillojmë bisedat

16:01 | 16 Nëntor 2020

Kryeministri Hoti thotë se pas pak ditësh fillojnë bisedat për çështjen e presidentit.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se së shpejti do të nisin diskutimet me spektrin politik për pozitën e presidentit të vendit.

Hoti ka thënë se beson që kjo çështje do të marrë udhë, ndërsa tha se do ta shohin mundësinë për ta kaluar këtë situatë.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, tha Hoti.

Në zyrën e Presidentit, aktualisht është ushtruesja e detyrës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Komento: