Lajm i keq për Tottenhamin, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me koronavirus

21:08 | 16 Nëntor 2020

Ylli i skuadrës së Tottenhamit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Matt Doherty, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Doherty ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho që nga ardhja e tij në Londër duke startuar në gjashtë ndeshjet nga tetë të zhvilluara.

Mbrojtësi, 28-vjeçar, gjendet i grumbulluar me kombëtaren e Irlandës.

Përveç tij pozitiv rezultoi edhe bashkëkombësi i tij, James McClean.

Që të dy gjenden të izoluar dhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës në Dublin kundër Bullgarisë.

Deri tani kanë rezultuar pozitivë gjithsej katër lojtarë për kombëtaren e Irlandës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u transferua te skuadra angleze Tottenham nga Wolverhamptoni.

Komento: