Në familjen e Behgjet Pacollit sot ka festë

10:37 | 17 Nëntor 2020

Sot ditë feste në familjen e Behgjet Pacollit.

Biznesmeni e politikani i njohur kosovar Behgjet Pacolli krahas jetës së tij profesionale, jo rrallë herë është përfolur edhe për jetën private.

Ai ndan momente të shumta familjare për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, e për të cilët sigurisht shkruan fjalët më të mira që ekzistojnë, shkruan Kosovarja.

E pikërisht sot me këtë datë, ai ka një arsye më shumë për të festuar për shkak se ka ditëlindjen bashkëshortja e tij, Masha.

Duke shkruar fjalët më të mira që ekzistojnë krahas një imazhi të bukur të çiftit, Behgjeti pranoj urime të shumta nga ndjekësit e tij.

“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime! Një ditë e lumtur në familjen tonë, pasi ne sot festojmë ditëlindjen e Mashës. Një nënë dhe grua e kujdesshme, e cila gjithmonë kujdeset për të tjerët para vetes.” ishte mbishkrimi i fotos.

Komento: