Telashe tek Real Madrid, lëndohet ylli i madh

00:04 | 18 Nëntor 2020

Ramos frikëson Realin pas lëndimit te Spanja.

Kombëtarja e Spanjës ka shokuar atë të Gjermanisë, duke e mposhtur 6:0, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Kurse, Sergio Ramos ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes.

Kapiteni i Real Madridit ka ndier dhimbje në gju dhe është larguar nga ndeshja në fund të pjesës së parë.

Ende nuk ka ndonjë komunikim për gjendjen e lojtarit, ku pas ndeshjes pritet të bëhen ekzaminimet mjekësore.

Komento: