Ramush Haradinaj vetë i 70-ti i thyen masat anti-Covid, profesori i kërkon policisë t’i dënojë

14:52 | 18 Nëntor 2020

Haradinaj vetë i 70-ti i thyen masat anti-Covid, profesori i kërkon policisë t’i dënojë.

Profesori universitar, Ardian Gola, ka shpërndarë në Facebook një fotografi të kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, ku shihet me shumë persona tjerë në bjeshkët e Jabllanicës. Gola i ka kërkuar Policisë së Kosovës ta zbatojë vendimin e Qeverisë për gjobitje të personave në këtë fotografi, pasi të njëjtët nuk kanë respektuar masat anti-Covid, raporton Express

“Ftoj Policinë e Kosovës me e zbatu vendimin e Kryeministrit Hoti!”, ka shkruar Gola në Facebook.

Në foton e shpërndarë nga Gola, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj me rreth 70 persona tjerë, përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të partisë së tij, kanë thyer masat anti-Covid, të cilat specifikojnë se ndalohet tubimi i më shumë se pesë personave në një vend.

Ndërkohë, Gola sot gjatë ditës ka treguar se është gjobitur për mosmbajtje të maskës, por ka bërë të ditur se nuk do ta paguajë këtë dënim.

Komento: