Guardiola – Man City, lajmi me i fundit nga Anglia

13:24 | 19 Nëntor 2020

E ardhmja e Pep Guardiolas do të jetë te Manchester City.

Trajneri katallan dhe skuadra e Manchester Cityt kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, raportojnë mediet në Angli.

Kontrata aktuale e Guardiolas me Cityn skadon pas shtatë muajsh, dhe kjo kishte ngritur spekulime për të ardhmen e tij.

Palët kanë shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar me ndeshjet e kombëtareve, për të arritur një marrëveshje.

Me kontratën e re, Guardiola do të qëndrojë te Manchester City përtej sezonit 2021-2022.

Komento: