
A po i frikësohet apo jo Lampardi shkarkimit te skuadra e Chelseas.
Ikona e Bluve u rikthye në Stamford Bridge në verën e vitit 2019 dhe është i përkushtuar për ta ndihmuar skuadrën nga Londra Perëndimore që të jetë në top-skuadrat europiane
Frank Lampard nuk i frikësohet kërcënimeve për shkarkim nga Chelsea dhe pret që të gjykohet “ashpër dhe shpejt”, nëse gjërat shkojnë keq për legjendën e klubit londinez.
“Gjëja me më fat për mua është se pa u përpjekur që të tingëllojë që jam komfort në këtë pozitë, është karriera e ime si futbollist që me vënë në një pozitë më të mirë”, ka thënë Lampard për BBC Sport.
“Kështu, nëse me largojnë nga kjo pozitë, sa më gjatë që do të jem këtu në çdo minutë mendoj, ‘A mund ta bëj punën sa më mirë?’ Mendoj sinqerisht se nëse kjo punë me merret, ju shkarkoheni, nuk mund të gjeni punë tjetër – nëse e kisha bërë sa më mirë, do të isha shumë i lumtur”.
“Do të zhgënjehesha dhe do të shikoja në miliona gjëra që do t’i bëja më mirë, por si qëndrojnë punët tani, ajo çfarë është para meje, janë mendimet për ndeshjen e ardhshme”.
“Jo shumë njerëz e marrin në menaxhim Chelsea, një vit pasi që ke drejtuar një skuadër si Derby”, ka thënë Lampard për mundësinë që ta drejtojë skuadrën nga Londra Perëndimore.
“Është e qartë që paraqitja për 13 vjet në këtë klub me ka ndihmuar për këtë punë, por sipas meje mendoj se e kam merituar për vitet si një lojtarë dhe gjërat që kam bërë për bordin dhe e di që klubi dhe unë do të bëjmë më të mirë që situata mos të vije deri këtu”.
“Dua ta vendos egon në derë dhe të them se mund ta prishi atë që kam arritur në këtë klub për 13 vjet, sepse mendoj që nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë do të gjykohem ashpër dhe shumë shpejt nga klubi”.
Lampard fitoi me Chelsea titullin e Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve sa ishte futbollist i bluve.