Barcelona jep lajmin e mirë para ndeshjes me Atleticon

17:40 | 20 Nëntor 2020

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Atletic Madridin.

Philippe Coutinho ka lënë prapa shqetësimet dhe është gati për lojë.

Ai është në mesin e 21 futbollistëve të ftuar për ndeshjen të shtunën mbrëma në ‘Ëanda Metropolitano’, që do të zhvillohet nga ora 21:00.

Ronald Koeman është ankuar për orarin e ndeshjeve sa herë që luan Barça, ai kërkon të luajë më herët.

Ansu Fati vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa Ousmane Dembele vazhdon të jetë i gatshëm për lojë, diçka që nuk i ka ndodhur për shumë sezone, pasi lëndimet nuk e kanë lënë asnjëherë rehat.

Komento: