Ylli i Romës shërohet nga koronavirus

22:36 | 20 Nëntor 2020

Ylli i skuadrës së Romës tashmë është shëruar nga koronavirusi.

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini ka rezultuar negativ në analizat e COVID-19 dhe do rikthehet më shumë mundësi ndaj CFR Cluj në Ligën e Evropës.

24-vjeçari ka konfirmuar në Instagram se është shëruar nga koronavirusi.

“Më në fund negativ dhe gati për rikthimin”, shkroi ai.

Pellegrini zhvilloi të gjitha ndeshjet në Seria A këtë edicion, por mungoi në ndeshjet e Kombëtares.

Lojtari tani do i kryejë testet mjekësore dhe më shumë mundësi do mungojë ndaj Parmas, derisa gjiganti italian do jetë edhe pa Edin Dzekon.

Komento: