
Reagimi i Koeman pas humbjes së Barcelonës kundër Atletico Madridit.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ndihet i shqetësuar me mënyrën sesi skuadra e tij pranoi gol në humbjen 1:0 kundër Atletico Madridit të shtunën në Ëanda Metropolitano.
Barça udhëtoi drejt Madridit me vetëm një vitore në pesë ndeshjet e kaluar në La Liga, një ecuri rezultatesh që i ka lënë shumë prapa kreut të tabelës, transmeton Gazeta Express.
Disfata – e treta brenda një muaji – nënkupton se Barcelona po ka shumë vështirësi ta marrë veten nga problemet e mëdha jashtë fushës që i pati në verë.
Yannick Carrasco e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Atleticon pas një daljeje të pamatur të portierit Marc-Andre ter Stegen dhe pasi Gerard Pique dështoi ta bllokoi pasimin e Angel Correas.
Kjo e ka mllefosur trajnerin Koeman.
“Është shqetësuese. Për një ekip të madh të pranojë gol të tillë… nuk mund të ndodhë, sepse ishte minuta e 47-të, ne e kishim topin dhe ata shënuan për 1:0”, tha Koeman.
“Ne e kontrolluam lojën dhe e dinim se ishte e vështirës të krijonim shumë shanse. Si çdo trajner, unë jam përgjegjës për rezultatet e ekipit”, shtoi ai.