Kounde po transferohet atje ku nuk e ka pritur askush

11:08 | 23 Nëntor 2020

Kounde konfirmon bisedimet me Cityn.

Qendërmbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde, ka konfirmuar se më herët ka bisdeduar me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, për një transferim të mundshëm, raportojnë mediumet spanjolle.

Kounde 22-vjeçar ka qenë një nga yjet e Sevillas që e fitoi Ligën e Evropës stinorin e kaluar, duke e mposhtur Interin në finale.

Ai ka vazhduar formën e lartë edhe këtë edicion dhe shpejt po njihet si një prej mbrojtësve më të talentuar.

“Po unë kam folur me Pep Guardiolan. Kemi folur në gjuhën spanjolle. Çdo gjë shkoi mirë. Isha i interesuar të shkoja atje dhe kisha garanci se do të luaja. Por, nuk ndodhi”, ka thënë Kounde për “Canal Football Club”.

Komento: