
Mkhitaryan afër rinovimit të kontratës me Romën.
Roma është duke u përgatitur t’ia rinovojë kontratën mesfushorit Henrik Mkhitaryan deri në qershorin e vitit 2022.
Armeniani në verë kaloi nga Arsenali të Roma, meqenëse arriti t’i bind “Topçinjtë” ta lejojnë të largohet.
31-vjeçari ka vazhduar të shkëlqejë në Seria A duke shënuar pesë herë dhe asistuar katër herë në tetë ndeshjet e para.
Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori ofensivë ka opsion në marrëveshje rinovim dhe të dy palët janë të pajtimit që ta vazhdojnë.
Thuhet se ky rinovim mund të ndodhë para se të hyjmë në vitin 2021.