Ndalohet pjestari i FSK-së.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ndalur për 48 orë të dyshuarin M.S, pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim të një 15-vjeçare.
“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur vajzen e moshës 15 vjeçare, me ç’rast e njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan.
Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës, në Gjykatën kompetente në Gjilan.