Publikohet fotoja e fundit e Maradonës nga spitali

22:20 | 25 Nëntor 2020

Fotografia e fundit e Maradonës nga spitali.

Bota e futbollit pësoi një tronditje të rëndë pasi u konfirmua vdekja e Diego Maradonës.

Maradona ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare, pasi pësoi një sulm në zemër, fatkeqësisht të cilit nuk arriti t’i mbijetonte.

Ish fituesi i Kupës së Botës pak ditë më parë u detyrua t’i nënshtrohej një operimi në tru, dhe gjithçka u mendua se shkoi mirë.

Disa ditë më vonë, ai u la i lirë për të vazhduar trajtimin në shtëpi.

Tani mediet në Argjentinë, kanë publikuar fotografinë e fundit të Maradonës në spital.

Edhe pse kjo fotografi është bërë disa ditë më herët, mbetet fotografia e fundit publike e legjendës argjentinase.

Komento: