Lojtari i parë që shënoi gol në ‘San Paolo’ pas vdekjes së Maradonës quhet Armando dhe është një napolitan

14:26 | 27 Nëntor 2020

Lojtarët e Napolit nderuan legjendën e klubit, Diego Armando Maradona të enjten, duke zbritur në fushë me fanellën e tij, para sfidës ndaj Rijeka, e vlefshme për Ligën e Evropës.

Napoli e fitoi këtë takim me rezultat 2:0.

Gjëja më kurioze e kësaj ndeshje është goli i parë i shënuar, që është edhe goli i parë në ‘San Paolo’, pas vdekjes së Maradonës.

Bëhet fjalë për Armando Anastasio, lojtari i Rijeka, që shënoi në portën e tij. Interesante është se emri i tij lidhet me legjendën Diego Armando Maradona.

Futbollisti i skuadrës kroate, ka lindur 24 vite më parë në qytetin e Napolit, vend që adhuron jashtëzakonisht shumë Maradonën.

Madje thuhet se emri i tij Armando, ka të bëjë me legjendën argjentinase, i cili ka një vend të veçantë në zemrat e familjes së tij, për sukseset e arritura te Napolit.

Komento: