Reali merr lajmin e keq, lëndohet super ylli

15:49 | 27 Nëntor 2020

E Reali, lëndohet Dani Carvajal.

Vetëm pak javë pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti shumë gjatë jashtë fushave, Dani Carvajal është ndalur sërish.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit luajti titullar në fitoren 2-0 kundër Interit në Ligën e Kampionëve, por ka pësuar një lëndim që do ta lërë jashtë fushave disa javë.

Reali ka konfirmuar se Carvajal ka probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe se gjendja e tij do të monitorohet, raporton Gazeta Express.

Lëndimi rëndë i ligamenteve, e ka lënë atë jashtë për shumë ndeshje këtë edicion, deri më tani ka vetëm pesë paraqitje.

Komento: