Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

18:39 | 28 Nëntor 2020

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së merr ftesë nga Specialja.

Naim Kadolli, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Specialja.

Thotë se do të paraqitet në Hagë më 12 dhjetor në orën 10:00.

“Sot kur i gjithë populli shqiptar feston, festat më të rëndësishme të Kombit, 28 Nëntorin, unë si ushtar i UÇK-së marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë”, njoftoi ai në Facebook.

Komento: