Kamenica nuk i bindet vendimit të Hotit , e bën pushim të hënën

19:44 | 28 Nëntor 2020

As Kamenica nuk i bindet Hotit.

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se e hëna do të jetë ditë pushimi për institucionet, për nder të Ditës së Flamurit.

“Kryetari Qëndron Kastrati ka marr vendim që dita e hënë (30 nëntor 2020), do të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet e Kamenicës.
Ky vendim vjen për nder të festës së 28 Nëntorit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Komunës së Kamenicës të veprojnë sipas këtij vendimi

Komento: