Java më e rëndë për Europën që nga nisja e pandemisë, 36 mijë të vdekur nga Covid

19:55 | 28 Nëntor 2020

36 mijë të vdekur nga Covid-19.

Europa numëron më shumë se 400 mijë viktima si pasojë e koronavirusit.

Sipas AFP’së, kjo është shifra e llogaritur bazuar në të dhënat e autoriteteve shëndetësore.

Kontinenti i vjetër është bërë kështu zona e dytë më e goditur nga pandemia me 400.469 viktima, pas Amerikës Latine që numëron 444.026 të vdekur.

Gjatë 7 ditëve të fundit janë shënuar më shumë se 36.000 vdekje, çka përbën bilancin më të rëndë të një jave që nga nisja e pandemisë.

Në total thuajse 2 të tretat e vdekjeve në Europë janë shënuar në Britaninë e Madhe, Itali, Francë, Spanjë dhe Rusi.

Komento: