Përfundon me barazim loja e parë e Rooneyt si menaxher i skuadrës

20:52 | 28 Nëntor 2020

Loja e parë e Rooneyt si menaxher i skuadrës rezultoi në barazim.

Ish futbollisti i Manchester United, Wayne Rooney, sot drejtoi skuadrën e tij Derby County si menaxher i përkohshëm.

Derby barazoi me rezultat 1-1 ndaj skuadrës Wycombe në Pride Park.

Skuadra e Rooneyt ishte duke udhëhequr nga minuta 36’ me golin e Holmes por në fund shpresat e anglezit për një fitore i shuajti Bloomfield në minutën 81’.

Rooney do të jetë menaxher i përkohshëm i skuadrës, por mund të ndodhë që rezultatet ta mbajnë anglezin në klub edhe për më gjatë.

Komento: