Voton Nxehmi Rudari, ju bën thirrje llapjanëve që të dalin në zgjedhje

10:16 | 29 Nëntor 2020

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari ka votuar në një nga qendrat për votim në Podujevë.

Pasi që vet votoi në këto zgjedhje ftoi qytetarët të dalin në zgjedhje por edhe të mbajnë maska dhe .
“Falenderoj komisonerët e vëzhguesit që u zgjuan të fillojnë një punë të mbarë. Dita dhe zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, por edhe situata e tillë. ftoj qytetarët të votojnë por të mbajnë maska dhe distancën që të kalojmë edhe pandeminë“, tha ai.

Zgjedhjet në Podujevë po mbahen për shkak se kryetari i mëparshëm Agim Veliu dha dorëheqje sepse mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Komento: