Voton kandidati i PDK-së për Mitrovicën e Veriut Florent Azemi

10:49 | 29 Nëntor 2020

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut dhe Podujevës.

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për komunën e Mitrovicës së Veriut, Florent Azemi, ka votuar në “Lagjën e Boshnjakëve” të kësaj komune.

Ai ka ftuar qytetarët që sa më shumë që është e mundur të dalin dhe të votojnë.

“Me rëndësi është që ky proces me qenë i lirë dhe demokratik, deri më tani vlerësoj se ky proces ka më shkuar mirë dhe besoj se do të shkojë kështu deri në mbyllje të votimit”, ka thënë Azemi.

Komento: