Nga këto komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

15:26 | 29 Nëntor 2020

Sot janë shënuar 16 vdekje dhe 626 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 626 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 673 pacientë kurse 16 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: