Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen kundër Southampton. Ndeshja përfundoi 3-2 në të mirë të mysafirëve.
Dy golat e parë në ndeshje erdhën nga ekipi i Southampton. Në minutën e 22-të, pas një krosimi nga këndi, Bednareku gjeti golin. Dhjetë minuta më vonë, Ëard-Proëse me një goditje të saktë shënoi për 2-0. Me këtë rezultat skuadrat shkuan më pushim.
Me të filluar pjesa e dytë, skuadra e Solskjærit mori iniciativën për të shënuar, raporton KOHA.
Sulmuesi Edinson Cavani asistoi për mrekulli tek Fernandes dhe ky i fundit shënoi për 2-1. Ky ishte fillimi i Manchester Unitedit. Edinson Cavani shënoi dy gola radhazi për t’i dhënë epërsinë dhe fitoren ekipit të tij.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi renditet në pozitën e shtatë me 16 pikë ndërsa Southampton në të pestën, me 17 sosh.